• e enjte, 26 dhjetor 2024

Raporti i KE-së nga skriningu: Nivel i lartë i përputhshmërisë së statistikave të Maqedonisë me legjislacionin evropian

Raporti i KE-së nga skriningu: Nivel i lartë i përputhshmërisë së statistikave  të Maqedonisë me legjislacionin evropian

Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - Statistikat zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë arritur një nivel të lartë të përputhshmërisë me legjislacionin evropian dhe standardet ndërkombëtare është vlerësimi i Komisionit Evropian që gjendet në draftin e Raportit nga procesi i skriningut të Klasterit 1 - Vlerat themelore në rubrikën e Kapitullit 18 - Statistika.

Siç njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë, Kapitulli 18 - Statistika, ishte shqyrtuar në takimin shpjegues me përfaqësuesit e KE-së - Eurostat më 16 shtator të vitit 2022, ndërsa pastaj në nëntor (14-15) u mbajt takimi dypalësh me Eurostat-in në Luksemburg.

Ajo që vëren dhe rekomandon Komisioni Evropian, thekson ESHS-ja, është ndarja e burimeve adekuate për të arritur përputhjen e plotë me legjislacionin evropian. Dhe në vlerësimet e fushave të veçanta të prodhimit statistikor, thuhet më tej, KE-ja konstaton një nivel të lartë përputhshmërie dhe rekomandon aktivitete të mëtejshme për arritjen e përputhshmërisë së plotë", theksojnë nga ESHS-ja.

"Kjo është edhe një konfirmim, siç ka theksuar Komisioni Evropian në pesë vitet e fundit në raportet vjetore për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se Enti Shtetëror i Statistikave, si bartës dhe koordinator kryesor i Sistemit Kombëtar Statistikor, është institucion shumë profesional në kuadër të organeve të administratës shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili me të drejtë meriton epitetin e anëtarit të barabartë të familjes statistikore evropiane, duke zbatuar parimet dhe standardet evropiane në punën e tij si të gjitha institucionet e tjera statistikore të vendeve anëtare të BE-së", theksojnë nga ESHS-së.

Të gjitha këto rezultate dhe arritje të larta, shtojnë nga ky institucion, janë rezultat i angazhimit dhe përkushtimit maksimal të të gjithë punonjësve të institucionit, të cilët vazhdimisht janë investuar plotësisht në arritjen e objektivave të vendosura pavarësisht të gjitha pengesave me të cilat është përballur institucioni një kohë të gjatë, që mbi të gjitha i referohen mungesës kronike të kuadrove profesionale, burimeve të pamjaftueshme financiare për realizimin e kërkimeve statistikore dhe futjen e të rejave.

"Megjithatë jemi krenarë nga arritjet dhe me shpresë se në hapjen e Kapitullit të 18-të, në procesin negociues të BE-së, do të kemi arritur përputhjen e  plotë me  legjislacionin evropian në fushën e statistikës", theksojnë nga ESHS.

Procesi i skriningut për Klasterin 1 u zbatua në periudhën nga shtatori deri në dhjetor të vitit 2022. në Klasterin 1 - vlerat themelore përveç kapitullit të 18-të Statistika, janë përfshirë edhe: Kapitulli 23 - Gjyqësori dhe të drejtat themelore, Kapitulli 24 - Drejtësi, liri dhe siguri, Kapitulli 5 - Prokurimet publike dhe Kapitulli 32 - kontrolli financiar. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR