• e enjte, 26 dhjetor 2024

Raporti i ESHR-së: Mungesë e dispozitave për vërtetimin e pagave të të punësuarve në gjykata të cilët kryejnë punë teknike dhe ndihmëse

Raporti i ESHR-së: Mungesë e dispozitave për vërtetimin e pagave të të punësuarve në gjykata të cilët kryejnë punë teknike dhe ndihmëse

Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Mungesë e dispozitave për vërtetimin e pagave të të punësuarve në gjykata të cilët kryejnë punë teknike dhe ndihmëse, konstaton Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR), në dobësitë sistematike që i ka konfirmuar nga revizioni i kryer në raportet financiare dhe revizioni i harmonizimit të Gjykatës Themelore Civile Shkup (Llogaria e buxhetit bazë 603, llogaria e buxhetit bazë 631 dhe Lllogaria e depozitave 696).

abstraktin e  raporteve të ESHR-së citohet se mjetet të cilat ndahen nga Buxheti për vitin 2023 për financimin e Pushtetit Gjyqësor nuk e arrijnë përqindjen e vërtetuar ligjore prej 0,8 për qind nga Prodhimi i Brendshëm Bruto i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht mjete të miratuara në vlerë prej 2.690.800 mijë denarë paraqesin 0,3 për qind të PBB-së dhe të njejtat janë për 58 për qind më pak nga kufiri i përcaktuar me ligj.

Gjithashtu u konstatua edhe se nuk është përshkruar formati dhe përmbajtja e formularëve për udhëheqjen e depozitave gjyqësore, si dhe ka mospërputhje në rregulloren ligjore dhe nënligjore në definimin e pronësisë së lëndëve të depozituara të vjetruara pas skadimit të dhjetë viteve nga dorëzimi i tyre.

Në gjendjet kyçe të konfirmuara qëndron se ka mungesë të dokumenteve të besueshme, të vërteta dhe të rregulluara për vërtetimin e vlerës së furnizimit të ndërtesës ku është vendosur gjykata, si dhe pasuri të patundshme të cilat nuk janë evidentuar në evidencën e kontabilitetit të gjykatës për shkak të pranim-dorëzimit jo të plotë të të njejtave.

Konstatohet edhe se nuk është siguruar asnjë dokument mbështetës për regjistrim fizik të kryer. Gjithashtu, se është lidhur një marrëveshje për dhënien me qira të një hapësire afariste më 01.12.1989 me valutë që nuk është në përdorim. Deri më sot, asnjë marrëveshje e re e qirasë apo aneks i marrëveshjes ekzistuese nuk është hartuar, me një kompensim mujor të caktuar në monedhë që është zyrtarisht në qarkullim që nga viti 2002 dhe depozitat kanë një strukturë moshe fikse dhe i referohen periudhës 2005 - 2023, por nuk është konstatuar statusi i rasteve pas kryerjes/moskryerjes së depozitave gjyqësore për të marrë masa për kthimin e mundshëm të depozitës gjyqësore apo pagesën e mjeteve në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut", thuhet në rezultatet e raporteve të ESHR-së, të cilat janë në dispozicion në link. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR