• e premte, 27 dhjetor 2024

Raportet sikurse ai i Departamentit të Shtetit duhet të përdoren për përmirësimin e gjendjeve në shoqëri, porositi Kovaçevski

Raportet sikurse ai i Departamentit të Shtetit duhet të përdoren për përmirësimin e gjendjeve në shoqëri, porositi Kovaçevski

Shkup, 21 mars 2023 (MIA) - Raporti për të drejta të njeriut i Departamentit të Shtetit është shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për ne dhe këto dokumente duhet të përdoren në drejtim të përmirësimit të të gjitha gjendjeve në shoqëri, potencoi në konferencën e sotme kryeministri Dimitar Kovaçevski duke e komentuar Raportin më të ri të Departamentit të Shtetit.

"Me aq sa kam arritur ta shqyrtoj, ka më shumë mesazhe që mund të nxirren prej tij dhe disa prej tyre i kemi adresuar tashmë. Aty theksohet me vendosmëri progresi në shumë fusha, të cilat duhet t'i theksojmë jo për lavde, por për të inkurajuar të gjithë faktorët dhe aktorët në vend që të vazhdojnë me avancimin dhe reformat në fushat e tyre. Raporte të tilla duhet të përdoren në drejtim të përmirësimit të të gjitha kushteve në shoqëri, veçanërisht tek ata që i analizojnë", tha Kovaçevski, i cili së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot i kumtuan vendimet më të reja të Qeverisë.

Në pjesën e lirisë së shprehjes, Kovaçevski potencoi se me ndryshimet e Kodit Penal, të miratuara në shkurt të këtij viti, sulmi mbi gazetarët trajtohet si sulm mbi një person zyrtar.

"Kjo gjë nuk ishte në të kaluarën. Do të thotë se në raportin e ardhshëm kjo tashmë do të notohet si progres i shtetit. Sipas ndryshimeve të Kodit Penal, me kërcënime për jetën ndaj punonjësve mediatikë, si dhe avokatëve dhe punonjësve shëndetësorë, sulmuesit përgjigjen me gjobë ose me dënim me burg deri në 6 muaj. Nëse kërcënimi shkakton ndjenjë frike ose pasigurie, dënimi mund të arrijë deri në një vit burgim. Këtë nuk e kemi pasur deri më tani në legjislativën tonë. Në rast se ndodhë dhunë mbi këta persona, atëherë dënimi me burg është prej tre muaj deri në 3 vjet, diçka të cilën nuk e kemi pasur deri më tani. Ndryshimet ligjore parashohin edhe dënime për kërcënime të shprehura publikisht për vepra penale në internet, të cilat janë të nxitura nga ndonjë lloj i diskriminimit, diçka që nuk e kemi pasur deri më tani, ndërsa e kemi me Kodin e ri Penal", tha Kovaçevski.

Siç potencoi kryeministri, besimi në gjyqësi është gjithashtu sferë në të cilën duhet të punojë e gjithë shoqëria, ndërsa para së gjithash organet gjyqësore. Ai potencoi se besimi i qytetarëve ndaj gjyqësisë do të kthehet me realizimin e më shumë projekteve, në mesin e së cilave procesi i vetingut, që duhet ka të bëjë me të gjithë funksionarët e emëruar dhe të zgjedhur dhe që duhet të bëhet me mbështetjen e SHBA-së dhe të BE-së.

Lidhur me situatën në burgjet, Kovaçevski potencoi se Drejtoria për zbatimin e sanksioneve me mbështetjen e Qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë - BE, Banka Evropiane Qendrore dhe financues të tjerë, është duke punuar që të tejkalohen dhe eleminohen të gjitha vërejtjet e dhëna.

"Janë duke u bërë përpjekje që të përmirësohen kushtet në INK "Idrizovë" dhe në institucionet e tjera në shtet, në të cilat një pjesë tashmë janë në nivel më të lartë, veçanërisht në objektet më të reja, si edhe përmes zbatimit më të madh të probacionit, gjegjësisht masave alternative për sanksionimin e veprave të ndëshkueshme duke e pasur parasysh se ekziston një numër i madh i të burgosurve duke e pasur parasysh kapacitetin që e kanë", tha ai. 

Në drejtim të tejkalimit të gjendjeve me stërngarkimin e INK "Idrizovë" veçanërisht në pjesën e burgut, kryeministri Kovaçevski informoi se tashmë ka përfunduar procedura për miratimin e ndërtimit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, pas çka, siç tha, në fillim të vitit 2023 gjegjësisht praktikisht në fund të kuartalit të parë dhe në fillim të kuartalit të dytë, pritet të hapet dhe shpallet procedura për furnizimin publik për ndërtimin e objekteve të reja në burg.

QËNDRONI TË LIDHUR