• e enjte, 26 dhjetor 2024

Raport: Në luftën kundër torturës dhe trajtimit johuman, rekomandimet e njëjta vit pas viti

Raport: Në luftën kundër torturës dhe trajtimit johuman, rekomandimet e njëjta vit pas viti

Shkup, 22 janar 2023 (MIA) - Rekomandimet për luftë kundër torturës dhe trajtimit johuman në Institucionet Ndëshkuese - Korrigjuese dhe Spitalet Psikiatrike janë të njëjta vit pas viti, ndërsa problem kryesor mbeten mjetet financiare. Këto janë një pjesë e konkluzioneve në ngjarjen përfundimtare për projektin "Lufta kundër torturës dhe trajtimit johuman" të cilin e zbatojnë Komiteti i Helsinikit për të Drejtat e Njeriut dhe Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë. 

Sipas Urania - Pirovska nga Komiteti i Helsinkut, rekomandimet janë të njëjta vit pas viti. 

"Kjo do të thotë se shteti ynë vazhdon të mos investojë në atë që do të thotë mbajtja e këtyre institucioneve. E vetmja gjë me të cilën po ecim është se na lejohet të hyjmë, kolegët e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve janë kolegialë, na japin informacionet që na nevojiten", tha ajo.

Pirovska vlerëson se përgjegjësinë për numrin e madh të të dënuarve e kanë organet gjyqësore, të cilat, sipas saj, nuk mendojnë për opsionin masa alternative. 

Sipas Aleksandra Cvetanovska nga SHJRM, thelbi i problemit qëndron në financa, gjegjësisht sa mjete financiare ndahen për këto institucione. 

Raportet të cilat janë përgatitur në kuadër të projektit japin kthesë për situatën në sistemin penal, si dhe në situatat dhe kushtet në spitalet psikiatrike dhe Entit Special - Demir Kapi. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR