• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ramadani: Në vitin 2019 në kontrollin e rregullt është konstatuar një procedurë e koduar e gabuar

Ramadani: Në vitin 2019 në kontrollin e rregullt është konstatuar një procedurë e koduar e gabuar

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - FSSHM sjell buxhet për çdo institucion dhe gjatë aprovimit të buxhetit merren parasysh më shumë faktorë, theksoi ish-drejtori i Fondit, Orhan Ramadani, i cili ka qenë në funksion nga viti 2015 deri në 2020 në seancën e sotme të Komisionit hetimor për skandalin me Onkologjinë.

"Krahas buxhetit, ka edhe buxhet të kushtëzuar. Këtë që e pyesni është për buxhetin e kushtëzuar. Me të klinika mund të blejë ilaçe, që nuk janë në listën pozitive nën kushtim që të marrë pajtushmëri nga Ministria e Shëndetësisë, pas së cilës shkrimi vjen në Fond. Fondi shikon nëse ka buxhet për ato ilaçe dhe nevojë për to. Fondi në këshillin drejtues sjell vendim për përgjegjësi", tha Ramadani.

Ai u përgjigj në pyetjet e deputetit të VMRO-DPMNE Antonio Milloshoski, se cilat janë obligimet e Fondit për sigurim shëndetësor (FSSHM) të ndërlidhura me nenin 9 të Ligjit për sigurim shëndetësor, i cili thotë se Klinika ka detyrim të kërkojë nga FSSHM pajtueshmëri për furnizim të terapisë biologjike (gjegjësisjt për buxhetin e kushtëzuar)       

Milloshoski theksoi nse kjo vetëm konfirmon se ish-drejtori i Onkologjisë, doktor Nino Kasev ka qenë mbi ligjin, mbi pajtueshmëritë dhe mbi kufizimet  që Fondi ia ka dhënë për ilaçe.

Deputeti i LSDM-së, Nenad Kociq nëse derisa Ramadani ka qenë drejtor i FSSHM, ka marrë raportim për punë ilegale dhe keqpërdorim të ilaçeve të Klinikës për Onkologji dhe nëse Fondi ka kryer kontroll të rregullt në Klinikën për Onkologji.

"Në vitin 2017, buxheti i kushtëzuar është kontrolluar në dy raste. Është konstatuar se nuk është dorëzuar asnjë dokumentacion për terapinë e aplikuar pasi nuk është prokuruar. Në vitin 2019 kemi pasur një kërkesë për rimbursim për një ilaç që nuk ishte në listën pozitive. Në vitin 2019 në një kontroll të rregullt është konstatuar një procedurë e koduar gabimisht", është përgjigjur Ramadani.

Seanca e Komisionit hetimor për Onkologji vazhdon me pyetje të deputetëve ndaj ish-drejtorit të FSSHM-së, Mile Sugarev, i cili këtë pozitë e mbajti vetëm gjashtë muaj. mb/

Foto: Printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR