• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ramadani në Forumin publik të NATO-s në Vilnus

Ramadani në Forumin publik të NATO-s në Vilnus

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Kryetari i Këshillit euro-atlantik i Maqedonisë së Veriut, Ismet Ramadani do të marrë pjesë në Forumin publik të NATO-s 2023 në Vilnus, Lituani, që NATO e organizon në bashkëpunim me Qendrën për studime për Evropën Lindore, Fondit gjerman të Marshallit të SHBA-së, Konferencën e Munihut të sigurisë dhe Këshillin atlantik.

Forumi, siç informojnë nga Këshilli euro-atlantik, është konferencë dyditëshe e ekspertëve e cila ka për qëllim të promovojë mirëkuptim më të mirë publik për politikat dhe qëllimet e NATO-s dhe vendimet që duhet të miratohen në Samitin në Vilnus, përmes dialogut dhe angazhimit me grupin e vetëm dhe të llojllojshëm të palëve të prekura, nga shefat e shteteve/qeverive dhe minsitrat, deri te ekspertët ndërkombëtarë të sigurisë, kreatorët e të menduarit dhe politikave, akademikët, gazetarët dhe të rinjtë, në serinë e panel-diskutomeve, debateve dhe sesioneve interaktive në tema të ndryshme nga agjenda e NATO-s.

Shefat e shteteve dhe qeverive të NATO-s sot dhe nesër do të takohen në Vilnus, Lituani, në Samitin e NATO-s, në fokus të të cilit janë sfidat për gjendjen e tanishme të sigurisë. ab/

Foto: Këshilli euro-atlantik i Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR