• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rama vazhdon me takimet me diasporën shqiptare, më datën 26 në Nju-Jork

Rama vazhdon me takimet me diasporën shqiptare, më datën 26 në Nju-Jork

Tiranë, 22 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëroi se po vazhdon takimet me diasporën shqiptare, të cilat i ka nisur në maj të këtij viti.

Takimi i parë ishte në Athinë me 12 maj, pas çka me 26 të po këtij muaji në Milano. Takimi i radhës do të jetë në Nju-Jork më 26 të këtij muaji me moton "Krenar për Shqipërinë". Përsëri takim me diasporën shqiptare në Greqi, por këtë herë në Selanik më 3 nëntor në hotelin "Porto Palas".

Siç edhe më herët tha, takimet janë pjesë e përpjekjeve të qeverisë së tij për të mbajtur kontakte me diasporën shqiptare. Përveç tjerash do të flitet për mënyrën e votimit të diasporës, që do të ndodhë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në pranverë në Shqipëri.

Sipas mediave, Rama po përpiqet të sigurojë mbështetjen për të fituar zgjedhjet dhe mandatin e tij të katërt si kryeministër.

Socialistët e Ramës janë në pushtet që nga viti 2013. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR