• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rama në Berlin: Do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut nëse negociatat nuk hapen në qershor

Rama në Berlin: Do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut nëse negociatat nuk hapen në qershor
Tiranë/Berlin, 11 prill 2022 (MIA) - Kryeministri Edi Rama deklaroi sot edhe një herë se Shqipëria “do të kërkojë ndarje nga Maqedonia e Veriut nëse formalisht nuk hapen negociatat me BE-në në qershor“. Në një konferencë për shtyp sëbashku me kancelarin gjerman, kryeministri Rama theksoi se “nuk jam aq optimist, sa janë shumë të tjerë, por kjo nuk ka shumë rëndësi. E kam thënë dhe përsëris që çështja e datave është e tyre dhe jo e jona”. } “Data dhe ora se kur ne hyjmë në “x“ derë të labirintit të integrimit e kanë në dorë ata, dhe këtë gjë e mësuam nga zhgënjimet, sepse na gënjyen disa herë dhe nuk jemi më të predispozuar të gënjehemi. Në momentin që kjo nuk do të ndodhë ne do të ndryshojmë kursin komplet, kursi ynë do të jetë komplet i ri. Ne do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut dhe do ta bëjmë në çdo instancë, me çdo qeveri të BE, me Brukselin, me të gjithë, Shqipëria nuk mund të presë që të zgjidhin një sherr mes tyre dy komshinj fqinjë me të cilët kemi marrëdhënie shumë të mira, s’kemi asnjë problem për t’u ulur në tryezën e Konferencës. Ne do të bëjmë tonën, kursi i politikës sonë në këtë drejtim do të ndryshojë plotësisht”, tha Rama. Ndërkaq, sipas mediave në Shqipëri, Shollc nga ana e tij e ka theksuar rëndësinë se Procesit të Berlinit, suke shtuar se “ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të bashkohet BE-së”. “Ju e patë që çështjen e anëtarësisë të Ballkanit Perëndimor në BE unë e kam përmendur disa herë. Tani është momenti që ka kaluar një kohë e gjatë tani duhet të vijë hapi tjetër., Unë me fuqinë time dhe me mbështetjen e qeverisë është që kjo të ndodhë vërtetë, kemi të bëjmë me kohë të reja, kemi të bëjmë me agresionin rus, prandaj ne të gjithë duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Unë shpresoj që kjo të çojë në anëtarësimin  për Ballkanit perëndimor”, tha Shollc. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR