• e hënë, 08 korrik 2024

Rama: Kosova gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm në mozaikun e Këshillit të Evropës

Rama: Kosova gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm në mozaikun e Këshillit të Evropës

Tiranë, 17 prill 2024 (MIA)- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për t’i hapur rrugë anëtarësimit të Kosovës.

Rama shkruan se në maj, duhet që të vuloset ky anëtarësim pa të cilin “mozaikut evropian të Këshillit të Evropës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm”.

“Një hap historik sapo u hodh në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës si anëtare të komunitetit të shteteve të KE-së. Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Evropës. Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: vulosjen e këtij anëtarësimi pa të cilin mozaikut evropian të Këshillit të Evropës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Forca Kosovë”, thuhet në reagimin e Ramës.

QËNDRONI TË LIDHUR