• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rama: Kosova dhe Serbia të përqëndrohen plotësisht në dialog, seanca e KS të KB-së e pakuptimtë

Rama: Kosova dhe Serbia të përqëndrohen plotësisht në dialog, seanca e KS të KB-së e pakuptimtë

Tiranë, 9 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama e konsideron të pakuptimtë seancën e mbajtur në KB, kushtuar kryesisht përdorimit të dinarit dhe ku morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njofton Top çanel.

Sipas Ramës, Kosova dhe Serbia  duhet të përqëndrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve.

“Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm, shkruan Rama në platformën X.

Ai thekson se pavarësisht se Shqipëria qëndron pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, shton se do të vazhdojë t'i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët kryesorë.

"Derisa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare”, shkruan Rama. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-a

QËNDRONI TË LIDHUR