• e premte, 27 dhjetor 2024

Rama: Jam i shqetësuar nga tonet ultimative të aleatëve ndaj Kosovës

Rama: Jam i shqetësuar nga tonet ultimative të aleatëve ndaj Kosovës

Tiranë, 8 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar, Edi Rama sot deklaroi se është i shqetësuar nga tonet ulimative të aleatëve ndaj Kosovës.

Në konferencën për shtyp për situatën në veri të Kosovës, në pyetjen përse tani e ndjen këtë shqetësim, Rama tha se është "i shqetësuar për shkak të toneve të fundit utimative të aleatëve për Kosovën", të cila sipas tij, "mund të sjellin pasoja të paimagjinueshme". Ai e përmendi edhe rritjen e numrit të ushtarëve në Kosovë, që sipas tij, do të thotë ulje e kapaciteteve sovrane.

"Jam shumë i shqetësuar për shkak të rënies dramatike të Kosovës në sytë e aleatëve dhe toneve ultimative të aleatëve, që mund të ketë pasoja të paimagjinueshme në shumë aspekte, duke fillkuar nga pasojat e rritjes së numrit të ushtarëve në kosovë që do të thotë ulje e kapaciteteve sovrane të kosovës. Ose kjo do të thotë humbje e Kosovës në kuptimin e humbjes së mundësisë për integrim të plotë të veriut në jetën institucionale", tha Rama.

Siç lajmëroi agjencia e shtetit ATSH, ai vlerësoi se "kjo do të ishte gjë e tmerrshme nga pikëpamja e interesave tona".

"Për atë shkak jam shumë i shqetësuar, jo për atë për çka shqertësohen të tjerët, as për atë që u proklamua si rrezik për Kosovën. Prej vitit 1999, Kosova nuk është nën asnjë kërcënim. Nuk ka kurfarë kërcënimi për Kosovën. Kërcënimi është vetëm në kokat e politikanëve në Kosovë dhe kjo është vetëm mënyrë për t'u bërë politikë e brendshme duke e shfrytëzuar hijen e kërcënimit i cili nuk ekziston", shtoi Rama.

Ai theksoi se "Serbia e ka humbur Kosovën në vitin 1999 dhe se nuk ka fuqi të prekë në Kosovë as një fije floku".

"Secili që e sheh skenën pa interesa zgjedhore në Serbi apo në Kosovë, e din këtë", shtoi Rama. ab/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR