• e premte, 27 dhjetor 2024

Rama: Hakerët nuk e arritën qëllimin dhe nuk morën informacione të rëndësishme

Rama: Hakerët nuk e arritën qëllimin dhe nuk morën informacione të rëndësishme
Tiranë,  3 tetor 2022 (MIA) – Pas dy sulmeve kibernetike nga Irani, kryeministri shqiptar, Edi Rama edhe më tej është kategorik se hakerët nuk e kanë arritur qëllimin dhe nuk kanë marrë të dhëna të rëndësishme, njofton korrespondentja e MIA-s nga Tirana.
Duke iu përgjigjur akuzave të deputetët të Partisë Demokratike në opozitë, Ferdinand Xhaferaj, Rama tha se hakerët nuk kanë pasur qasje në të dhëna të ndjeshme, falë shkallës së mbrojtjes së autoriteteve shqiptare.
Rama tha se nuk është e vërtetë se hakerët e kanë sulmuar sistemin policor MEMEKS dhe se "historitë me lista" janë qesharake dhe bëhet fjalë për fotomontazh.
"Amerikanët që i dinë këto gjëra thonë se sulmi nuk ia arriti qëllimit. Sulmi ishte jashtëzakonisht i organizuar me katër grupe dhe ata nuk arritën qëllimin për të shkatërruar infrastrukturën tonë digjitale dhe për të fshirë të gjitha të dhënat. Në fund të fundit, asgjë e ndjeshme nuk është marrë, jemi ende në proces digjitalizimi të një pjese të madhe të arkivave. Arsyeja pse sulmi nuk ia arriti qëllimit është se kemi një nivel mbrojtjeje", tha Rama.
Ai shtoi se plani për ngritje është në disa faza, pasi nuk mund të bëhet në të njëjtën kohë dhe në të gjitha drejtimet.
Rama e përmendi edhe Maqedoninë e Veriut me ç'rast tha se atje "agjencia e sulmuar akoma nuk e ka kthyer sistemin të funksionojë normal".
Mediat sot transmetuan se nga sistemi MEMEKS hakerët kanë publikuar lista me 105 mijë persona të dyshuar për krim. vt/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR