• e enjte, 18 korrik 2024

Rama demanton se hakerët Qeverisë i kanë kërkuar 30 milionë euro që ta zhbllokojnë sistemin

Rama demanton se hakerët Qeverisë i kanë kërkuar 30 milionë euro që ta zhbllokojnë sistemin
Tiranë, 20 korrik 2022 (MIA) - Pas informacioneve se hakerë të panjohur nga qeveria shqiptare kanë kërkuar shuma në miliona që t'i kthejnë në funksion sajtet qeveritare dhe sajtet publike onllajn u prononcua kryeministri Edi Rama.
Ai tha se ato janë vetëm spekulime, duke shtuar se dyshojnë edhe se cilat vende qëndrojnë pas sulmeve kibernetike prej para gjashtë ditëve.
"Spekulime janë lajmet e publikuara në media se qeverisë hakerët i kanë kërkuar 30 milionë euro që t'i kthejnë në funksion shërbimet onllajn. Pas sulmeve të sofistikuara kibernetike qëndrojnë dy vende", tha Rama duke mos bërë të ditur se për cilat vende bëhet fjalë.
Shtoi se aleanca e NATO-s është e "përfshirë në përpjekjet për mbrojtje që i bën Shqipëria kundër sulmeve kibernetike të cilat ndodhën të premten".
Sipas tij beteja me këtë dukuri ende nuk ka përfunduar dhe se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë Informatike po bën çmos që sistemet t'i kthejë në funksion.
Ai edhe një herë u garantoi qytetarëve se të dhënat e tyre janë të sigurta. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR