Rajan Rejnolds me emisionin e tij për fëmijë
- Aktori Rajan Rejnolds filloi me emisionin e tij të parë për fëmijë nën titullin "Tregime para gjumit me Rajan" (Bedtime Stories with Ryan). Produksioni është i kompanisë së tijë "Maksimum efort", dhe është krijuar në bashkëpunim me kanalet "Fjubo TV", "Artklas" dhe "Lun prodakshën".
Los Anxheles, 12 shtator 2023 (MIA) - Aktori Rajan Rejnolds filloi me emisionin e tij të parë për fëmijë nën titullin "Tregime para gjumit me Rajan" (Bedtime Stories with Ryan). Produksioni është i kompanisë së tijë "Maksimum efort", dhe është krijuar në bashkëpunim me kanalet "Fjubo TV", "Artklas" dhe "Lun prodakshën".
Aktori i njohur kanadez thotë se ky emision ka qenë ëndrra e tij prej disa kohësh.
Deri më tani janë incizuar 15 episode dhe tashmë kanë nisur të shfaqen në "Fjubo Tv". “Tregimet para gjumit me Rajan” janë “magjike dhe relaksuese, ndërsa zëri melodioz i Rajan vendos vulën e tij në çdo histori”, siç thuhet në përshkrimin, duke i kthyer ato në klasike për brezat e rinj.
Sipas "Forbes", Rajan Rejnolds është aktori i dytë më i paguar në botë për vitin 2020, duke fituar më shumë se 20 milionë dollarë për film. Aktualisht është duke u xhiruar pjesa e tretë e "Dedpull" (Deadpool), ndërsa janë paralajmëruar edhe 10 projekte të tjera me Rejnolds në rolet kryesore. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s