• e enjte, 26 dhjetor 2024

Radioshpërndarësit të mos transmetojnë video të kandidatëve presidencialë ku ka të mitur, apelon Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

Radioshpërndarësit të mos transmetojnë video të kandidatëve presidencialë ku ka të mitur, apelon Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

 Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele apelon deri te radioshpërndarësit që të ndalojnë transmetimin e videove të kandidatëve për president ku shfaqen të mitur, ndërsa pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore të harmonizojnë përmbajtjen e reklamave politike me pagesë me rregullore ligjore.

Me monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor për zgjedhjet presidenciale 2024, u konstatua se në kundërshtim me nenin 76 paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor, në reklamat politike me pagesë të kandidatëve për president Stevo Pendarovski dhe Bujar Osmani marrin pjesë të mitur.

"Për përmbajtjen e reklamave politike me pagesë janë përgjegjës poroitëit, por radioshpërndarësit janë përgjegjës për ligjshmërinë e transmetimit të tij. Prandaj, radioshpërndarësit duhet menjëherë të ndërpresin transmetimin e këtyre spoteve, ndërsa pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore të harmonizojnë përmbajtjen e reklamave të tyre politike me pagesë me rregulloren ligjore, theksohet në kumtesën e sotme të Agjencisë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR