• e diel, 24 nëntor 2024

Radev e kritikoi fshirjen e klubit bullgar në Manastir

Radev e kritikoi fshirjen e klubit bullgar në Manastir

Shkup, 23 mars 2023 (MIA) - Presidenti bullgar, Rumen Radev sot deklaroi se vendimi i autoriteteve në Maqedoni të Veriut ta fshijë nga regjistri klubin bullgar në Manastir është shprehje e pafuqisë dhe panikut.

"Ky lajm jehoi keq në BE. Autoritetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet  përfundimisht të pranojnë se ka bullgarë maqedonas dhe prani bullgare në RMV, jo prej sot dhe dje, por me shekuj - 1300 vite. Fshirja e emrave të klubeve bullgare nuk do ta fshijë prëcaktimin e fuqishëm të Bullgarisë, institucioneve evropiane dhe partnerëve tanë evropianë, RMV t'i shkruajë bullgarët në Kushtetutl. Kjo është pika fillestare për integrim të fqinjit tonë në BE", deklaroi Radev para fillimit të takimit të Këshillit të Evropës në Bruksel.

Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut dje e fshiu nga regjistri klubin kulturor bullgar "Ivan Mihajllov" nga Manastiri, pas vendimit të Ministrisë së Drejtësisë të sjellur në bazë të mendimit të marrë nga Komisioni për përdorim të emrave të personaliteteve.

Komisioni për përdorim të emrave të personaliteteve u deklarua se emërtimi i shoqatës "Ivan Mihajllov" është provokim për ndjenjat nacionale të popullit maqedonas duke pasur parasysh se bëhet fjalë për person të afërt me ideologjinë fashiste i cili me veprimet e tija e ka mohuar veçantinë e popullit maqedonas, ndërsa njëkohësisht shkakton mosdurim, mostolerancë dhe urrejtje në shoqërinë e RMV-së.

Në pajtim me Ligji  për shoqatat dhe fondacionet, që ishte miratuar me procedurë të shkurtuar në nëntor të vitit 2022, klubet bullgare u obliguan të kërkojnë riregjistrim apo në të kundërtën u kanoset fshirja. Afati për parashtrim të kërkesës për riregjistrim skadoi më 16 shkurt. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR