• e premte, 27 dhjetor 2024

Radev: Bullgarisë i nevojitet qeveri e qëndrueshme

Radev: Bullgarisë i nevojitet qeveri e qëndrueshme
Sofje, 13 shtator 2022 (MIA) – Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, gjatë takimit me përfaqësuesit e Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, të cilët po marrin pjesë në misionin për monitorimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 2 tetorit, tha se vendi i tij ka nevojë për një qeveri të rregullt të qëndrueshme dhe një Kuvend funksional me horizont afatgjatë, në mënyrë që të merren dhe të ndiqen vendime strategjike për shtetin, njoftuan nga Shërbimi për shtyp i kreut të shtetit. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Zyra për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut të OSBE-së më 31 gusht hapi mision për monitorimin e votimeve të parakohshme parlamentare në Bullgari. Radev theksoi se për të rritur daljen në votime dhe për të arritur legjitimitet të lartë në zgjedhje, partitë dhe kandidatët për deputetë duhet ta ndërtojnë fushatën e tyre parazgjedhore mbi programe konkurruese dhe zgjidhje të punës për dalje nga kriza, e jo në sulme personale. Një çështje tjetër e rëndësishme, sipas tij, është besimi në votimin me makinë, të cilin qytetarët e Bullgarisë e pranojnë si faktor për eliminimin e përqindjes së lartë të fletëve të pavlefshme të raportuara në të kaluarën, si dhe për kundërshtimin e votës së blerë dhe të korporatës. Një çështje tjetër e rëndësishme, sipas tij, është besimi në votimin elektronik të cilin qytetarët e Bullgarisë e pranojnë si faktor për eliminimin e përqindjes së lartë të fletëve të pavlefshme të raportuara në të kaluarën, si dhe për kundërshtimin e votës së blerë dhe të korporatës. mb/  

QËNDRONI TË LIDHUR