• e hënë, 30 dhjetor 2024

Radev: Bullgaria në mënyrë kategorike e mbështetë Malin e Zi në rrugën drejt BE-së

Radev: Bullgaria në mënyrë kategorike e mbështetë Malin e Zi në rrugën drejt BE-së
Sofje, 11 korrik 2022 (MIA) – Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i cili ndodhet për vizitë në Mal të Zi, deklaroi se Bullgaria në mënyrë kategorike e konfirmon mbështetjen për rrugën evropiane të Malit të Zi, transmeton BNR. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, pas takimit me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq në kryeqendrën historike Cetinje, Radevi deklaroi se Mali i Zi është vendi më i avancuar në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Para ca kohësh edhe Rumen Radevi deklaroi se Bullgaria pret që ta presë Malin e Zi në anëtare të plotfuqishme të familjes evropiane. "Bullgaria shpreson se rruga drejt reformave do të jetë e përshpejtuar se së bashku do ta shënojnë suksesin përfundimtar të Malit të Zi në rrugën drejt inkuadrimit në Bashkimin Evropian. Bullgaria është e gatshme të ndihmojë me ekspertizë për përforcimin e institucioneve të Malit të Zi për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të rëndësishme jo vetëm në procesin e inkuadrimit, por edhe më pas", deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, nga ana e tij, i shprehu falënderim Bullgarisë për mbështetjen në rrugën evropiane të vendit të tij, duke thonë se investimi më i madh për BE-në për paqen dhe stabilitetin e Evropës është integrimi i Ballkanit Evropian. "Prandaj është shumë e rëndësishme fqinjët tanë ta prezentojnë këtë temë në mënyrën e duhur para qendrave evropiane", tha Gjukanoviq. Sipas tij, është e rëndësishme fqinjët ta dinë historinë e rajonit, si edhe deficitet e tij dhe në mënyrë të drejtë ta vlerësojnë se çfarë është e nevojshme për zhvillimin e tij. Ai potencoi se nuk duhet të ketë vakum në gjeopolitikë. nk/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR