• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj 2024 (MIA) - Prodhimi industrial në prill të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shënoi rënie për 1.2 për qind, ndërsa për 2,6 për qind në katër muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial ka shënuar rënie prej 39.6 për qind në furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, si dhe rritje në sektorët e minierave dhe guroreve me 0.3 për qind dhe në industrinë përpunuese me 4.7 për qind.

Rritja në sektorin e industrisë përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i produkteve ushqimore, Prodhimi i pijeve, Prodhimi i tekstilit, Prodhimi i letrës dhe produkteve të letrës, Prodhimi i mediave të shtypjes dhe regjistrimit, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike dhe preparate farmaceutike, Prodhim metalesh, prodhim të produkteve metalike të fabrikuara, me përjashtim të makinerive dhe pajisjeve, Prodhimi i pajisjeve elektrike, Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të paspecifikuara diku tjetër, Prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove dhe Prodhimi i pajisjeve të tjera të transportit.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin prill të vitit 2024, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek prodhimet kapitale për 17.2 % dhe mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 1.9 % derisa rënie vërehet edhe në energji për 37.1 %, prodhimet intermediare, përveç energjisë për 1.3 %, dhe mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 3.5 %. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR