• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rënia e prodhimit industrial në tetor për 1.1 për qind

Rënia e prodhimit industrial në tetor për 1.1 për qind

Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Rënie të prodhimit industrial për 1,1 për qind në tetor në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njofton Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas të dhënave të publikuara sot, rënie prej 20.9 për qind është shënuar në sektorin e Furnizimit me Energji Elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe për 8.2 për qind në sektorin e Minierave dhe Guroreve.

Në sektorin e Industrisë përpunuese u shënua një rritje prej 3.1 për qind dhe kjo është rezultat mbi të gjitha i rritjes së prodhimit në prodhimin e produkteve të duhanit, shtypjen dhe prodhimin e mediave të regjistruara, prodhimin e kimikateve dhe produkteve kimike, prodhimin e produkteve bazë farmaceutike dhe preparatet farmaceutike, prodhimin e metaleve, prodhimin e produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve, prodhimin e pajisjeve elektrike, prodhimin e automjeteve, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove dhe prodhimin e mobiljeve.

Në periudhën janar - tetor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, prodhimi industrial ka shënuar rënie prej 3.8 për qind. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR