• e shtunë, 23 nëntor 2024

Qyteti i Shkupit shënoi Ditën e zjarrfikësve - kushtet e këqija në të cilat punojnë edhe më tej të pandryshuara

Qyteti i Shkupit shënoi Ditën e zjarrfikësve - kushtet e këqija në të cilat punojnë edhe më tej të pandryshuara

Shkup, 20 maj 2024 (MIA) - Brigada kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit sot shënoi Ditën e zjarrfikësve të Maqedonisë së Veriut, ku fjalime patën kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, si dhe komandanti i Brigadës kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit, Xvonko Tomevski.

Në fjalën e saj, Arsovska tha se kushtet në të cilat punojnë zjarrfikësit nuk janë në nivelin më të lartë dhe dërgoi apel deri te Qeveria e re që do të formohet, të ndryshojë kushtet në të cilat paguhen zjarrfikësit, përkatësisht me rregullore të re të heq pikët që kufizojnë mjetet që mund të marrin si kompensim për punën e tyre.

“Zjarrfikësit tanë duhet të kenë ndryshim të kushteve ku mund të paguhen. Ata janë të limituar dhe mjetet që marrin si kompensim për punën e tyre janë vërtet të ulëta. Këtë për fat të keq e vërteton ligji, ne si pushtet lokal nuk mund të shkojmë përtej asaj që përcakton korniza ligjore. Prandaj apeli im është që kushtet e kufizuara me pikët e tyre të jenë ndër gjërat e para që do të hiqen me rregulloren e re", ka thënë Arsovska.

Zjarrfikësve të Brigadës kundër zjarreve në Shkup, thotë Arsovska për shkak të procedurave burokratike nuk kanë mundur madje t'u jepen uniforma të reja për pesëmbëdhjetë vite, prandaj ka kërkuar nga pushteti qendror, “harmonizimin e kritereve për aplikimin e pajisjeve me standardet ndërkombëtare”.

Пожарникари од Противпожарната бригада на Град Скопје на одбележување на Денот на македонските пожарникари - 20 мај

Komandanti i Brigadës kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit, Tomevski në fjalën e tij përmendi sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit dhe falënderoi ata për punën e tyre në kushte që nuk janë të nivelit më të lartë.

"Brigada kundër zjarreve ka rreth 180 zjarrfikës, fatkeqësisht prej 384 zjarrfikësve të planifikuar të cilët çdo ditë kryejnë detyrat e punës dhe u përgjigjen nevojave të qytetarëve të Qytetit të Shkupit. Në periudhën nga shënimi i 20 majit të vitit të kaluar deri më sot, Brigada e mbrojtjes kundër zjarreve regjistron mbi 2.000 ndërhyrje që u realizuan me sukses, falë sakrificës së punonjësve. Dëshiroj të falënderoj kolegët e mi të cilët edhe pse punojnë në kushte të mungesës së kuadrove, por edhe të pajisjeve të pamjaftueshme, shënojnë suksese në detyrat e tyre të punës", theksoi Tomevski.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR