• e premte, 27 dhjetor 2024

Qyteti i Shkupit ka shpallur konkurs për drejtor të QKR

Qyteti i Shkupit ka shpallur konkurs për drejtor të QKR

Shkup, 1 tetor 2023 (MIA) - Qyteti i Shkupit ka shpallur konkurs për drejtor të institucionit publik Qendra Kulturore e Rinisë. Të drejtë të paraqitjes kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët i përmbushin kushtet ligjore për paraqitje, të shënuara në Statutin e QKR. 

"Krahas kushteve kryesore të paraqitjes që duhet të plotësohen, si të paturit e certifikatës ndërkombëtare të njohjes së gjuhës angleze, 5 (pesë) vjet përvojë pune në fushën e kulturës ose 5 (pesë) vjet përvojë pune në punë apo projekte nga sfera e kulturës në bazë të kontratave të lidhura të punës, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe aplikim me biografi të shkurtër dhe program për punë dhe zhvillim të institucionit", thuhet në kumtesën nga Qyteti i Shkupit.

Më shumë informacione për konkursin mund të gjenden në faqet në rrjetet sociale të institucionit. QKR ju bën thirrje të gjithë faktorëve aktivë në kulturë, individë me përvojë në menaxhimin e projekteve nga sfera e kulturës, të njohur të dëshmuar dhe entuziastë të vërtetë që të paraqiten. fc/

Fotografia: Qyteti i Shkupit

QËNDRONI TË LIDHUR