• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qyteti i Shkupit ka mbajtur takim koordinativ me shërbimin dimëror dhe ndërmarrjet publike në Shkup

Qyteti i Shkupit ka mbajtur takim koordinativ me shërbimin dimëror dhe ndërmarrjet publike në Shkup

Shkup, 20 janar 2024 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska gjatë natës së kaluar ka mbajtur mbledhje koordinative në terren me shërbimin dimëror të Qytetit dhe ndërmarrjet publike në Shkup.

Në koordinimin, siç kumtojnë nga pres shërbimi i Qytetit të Shkupit, u konstatua se Qyteti është i gatshëm për mirëmbajtjen dhe pastrimin e borës nga rrugët dhe bulevardet në rajonin e Shkupit në kushte të dimrit.

Qyteti i Shkupit u rekomandon shoferëve vozitje me kujdes dhe përshtatje me kushtet në rrugë. U apelojnë të gjitha subjekteve ekonomike dhe qytetarëve që t'i respektojnë rregullat ligjore për pastrimin e borës dhe ngricave nga hyrjet deri te objektet afariste, respektivisht banesore.

"Sa për informim, në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet, ndërsa rrugët tjera janë në kompetencë të komunave, që janë të obliguara për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre", thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit. bsh/

Foto: Qyteti i Shkupit

QËNDRONI TË LIDHUR