• e premte, 27 dhjetor 2024

Qyteti i Shkupit: Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së veprojnë në dëm të qytetarëve

Qyteti i Shkupit: Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së veprojnë në dëm të qytetarëve
Shkup, 29 shtator 2022 Me keqardhje mund të konstatojmë se grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, për shkak të interesave të ngushta partiake dhe personale vendosën të veprojnë në dëm të qytetarëve të qytetit të Shkupit. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të qytetit të Shkupit, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së nuk votuan për Propozim-Vendimin për dhënien e lejes për Programin e ndryshimit të Programit për mirëmbajtje të shtratit të lumit Vardar, degëve të tij, kanaleve të hapura dhe pastrimin e deponive ilegale në rajonin e qytetit të Shkupit për vitin 2022. Me këtë ata e stopuan pastrimin dhe zbukurimin e bregut të lumit Vardar si dhe të gjitha degëve të saj, por edhe projektin për pastrimin e deponive ilegale në qytetin e Shkupit. Këshilltarët e njëjtë, votuan edhe për vendosjen jashtë funksionit të Teleferikut në Vodno, me atë që votuan negativisht në propozimin e NQP që të mund të gjenerojë të ardhura plotësuese përmes dhënies së hapësirës reklamuese në teleferik. Me këtë, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të tyre, e vendosën në rrezik direkt funksionimin rentabil të NQP-së dhe teleferikut. Për fat të keq, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni i tyre votuan në mënyrë diskriminuese për pikën e miratimit të programeve vjetore të shkollave të mesme, duke selektuar votimin e tyre pozitivisht vetëm në shkollat ku kuadrot udhëheqëse janë persona të cilët atyre iu përgjigjen. Hipokrizia e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit edhe një herë u dëshmua para qytetarëve. Edhe pse në publik vazhdimisht përsërisnin se e mbështesin programin "Për Shkup modern", pikërisht ata punojnë në kundërshtim direkt të së njëjtës. Qyteti i Shkupit __________________________________________________________ MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR