• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qyteti i Shkupit do të shpallë thirrje publike të re për përfshirjen e transportuesve privatë në transportin publik në kryeqytet

Qyteti i Shkupit do të shpallë thirrje publike të re për përfshirjen e transportuesve privatë në transportin publik në kryeqytet

Shkup, 1 mars 2023 (MIA) - Qyteti i Shkupit informoi se do të shpallë thirrje publike të re për përfshirjen e transportuesve privatë në transportin publik në kryeqytet, por thekson se  "Sloboda Prevoz" dhe "Makekspres" nuk do të mund të marirn pjesë në të për shkak të pengesave që dalin nga kontrata e mëparshme, tashmë e ndërprerë, e cila parashikonte ndalimin e pjesëmarrjes në thirrjen publike nëse kontrata ndërpritet përpara skadimit të saj dhe për fajin e tyre.

"Thirrja publike do të përmbajë kushtet për aplikim si në dy thirrjet e mëparshme publike, gjë me të cilën çdo transportues që planifikon t'i përmbahet kontratës për transport publik", thonë nga Qyteti i Shkupit.

Në kumtesë thuhet se Qyteti i Shkupit nuk ka asnjë borxh ndaj transportuesve, dispozitat kontraktore parashikojnë vetëm kushte për kryerjen e transportit brenda territorit të qytetit.

Nga ana tjetër, për sa i përket obligimeve aktuale nga NTP-Shkup ndaj transportuesve privatë, ato do të paguhen në përputhje me kontratat e nënshkruara, përderisa vijon thirrja publike për kontrata të reja për transport publik.

"Me kënaqësi mund të konstatojmë se Qyteti i Shkupit përfundimisht po vendos rregull në transportin publik të udhëtarëve, në përputhje me të gjitha standardet, ku trupi i ri koordinues i transportuesve tregoi dëshirë për bashkëpunim dhe adaptim sipas standardeve me qëllim që qytetarët të kenë transport publik cilësor", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: Qyteti Shkup - Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR