• e diel, 24 nëntor 2024

Qyteti i Shkupit demanton: Nuk ka kamion të përmbysur në sheshin "Maqedonia", mediat t'i verifikojnë informacionet të cilat i plasojnë

Qyteti i Shkupit demanton: Nuk ka kamion të përmbysur në sheshin

Shkup, 22 mars 2023 (MIA) - Qyteti i Shkupit përmes një kumtese i mohon shkrimet për kinse kamion të përmbysur në sheshin "Maqedonia" dhe kërkojnë që mediat në mënyrë adekuate t'i verifikojnë informacionet të cilat plasohen në rrjetet sociale.

"Na vjen keq që duhet të reagojmë në këtë mënyrë, por duhet ta konstatojmë jo gatishmërinë e mediave të caktuara në mënyrë adekuate t'i kontrollojnë informacionet të cilat plasohen në rrjetet sociale, të krijuara në kuzhinat partiake, dhe i prezantojnë si të besueshme. E vërteta, nëse mediat të cilat njoftuan për kinse kamion të përmbysur në sheshin 'Maqedonia' u interesuan, është se kjo ngjarje nuk ka ndodhur. As nuk ka vozitur kamion nëpër sheshin 'Maqedonia', e as është përmbysur në fontanë", thonë nga Qyteti i Shkupit. 

Nga aty me një fotografi sqarojnë se çdo rrugë drejt sheshit "Maqedonia" pas incidentit të fundit para festimit të Vitit të Ri kur u përmbys një furgon i një shtetasi të huaj në fontanën nëntokësore, është i ndaluar për automjete dhe fizikisht është pamundësuar me vendosje të shtyllave. 

"Kërkojmë që të gjitha mediat të cilat nuk e kaluan testin e besueshmërisë dhe publikuan lajmin e rremë pa e vërtetuar atë, ta publikojnë këtë demant dhe sqarim", thuhet në kumtesë. fc/

Fotografia: Qyteti i Shkupit

QËNDRONI TË LIDHUR