• e shtunë, 23 nëntor 2024

Qyteti i Shkupit apelon që Mickoski t'i bindë këshilltarët të votojnë programin e punës së "Higjienës komunale" dhe planin për furnizimin e autobusëve ekologjikë

Qyteti i Shkupit apelon që Mickoski t'i bindë këshilltarët të votojnë programin e punës së

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Qyteti i Shkupit përmes një kumtese apelon deri te kryeministri Hristian Mickoski që t'i obligojë këshilltarët të miratojnë programin e punës në "Higjienën komunale" dhe planin për furnizimin e autobusëve ekologjikë.

"E përshëndesim arsyeshmërinë e kryetarit të Qeverisë për të cilin shpresojmë të jetë e sinqertë dhe në drejtim të zhbllokimit të proceseve në Qytetin e Shkupit. Apelojmë që kryeministri Mickoski t'i ndërgjegjësojë këshilltarët në Këshillin e Qytetit të Shkupit të mos mbajnë inate dhe menjëherë në seancën e radhës ta kalojnë menjëherë programin e punës në "Higjienën Komunale" ku shtatë muaj refuzojnë ta miratojnë", thuhet në kumtesë.

Për herë të parë në Qytetin e Shkupit pas 30 vitesh, siç theksohet "Higjiena komunale" nuk ka program për angazhimin e punëtorëve sezonal të cilët janë përgjegjës për ruajtjen e higjienës dhe pastërtisë së qytetit, "vetëm për shkak të inatit të këshilltarëve nga shumica".

"Apelojmë që Mickoski t'i bindë këshilltarët që të votojnë planin për furnizimin e autobusëve të rinj ekologjikë. Apelojmë deri tek kryeministri, kur tashmë ka fituar pushtetin absolut, të zhbllokojë sipërmarrjet, që janë bllokuar nga anëtarët e bordeve drejtuese të partisë së tij. Përderisa është e nevojshme, Qyteti i Shkupit është i gatshëm të marrë pjesë dhe të formojë trup të posaçëm pune dhe koordinues me Qeverinë, me qëllim të vetëm - që qytetarët të kenë një qytet siç premtoi kryetarja Arsovska dhe kryeministri Mickoski në vitin 2021", shtohet në kumtesë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR