Qytetarët nuk do të presin më vërtetim për lirimin nga participimi përmes lidhjes së sistemit të mbrojtjes sociale dhe atë shëndetësore
- Rreth 12 mijë qytetarë nuk do të presin më vërtetim për lirimin nga participimi përmes lidhjes së sistemit të mbrojtjes sociale dhe atë shëndetësore. Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon publikun se qytetarët - përfitues të të drejtave nga sistemi i mbrojtjes sociale të cilët janë të liruar nga participimi në shfrytëzimin e kujdesit shëndetësor, mund t’i ushtrojnë lirisht të drejtat e tyre pa pasur nevojë ta dëshmojnë këtë me vërtetim nga qendra për punë sociale.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:14, 27 maj, 2025
Shkup, 27 maj 2025 (MIA) - Rreth 12 mijë qytetarë nuk do të presin më vërtetim për lirimin nga participimi përmes lidhjes së sistemit të mbrojtjes sociale dhe atë shëndetësore. Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon publikun se qytetarët - përfitues të të drejtave nga sistemi i mbrojtjes sociale të cilët janë të liruar nga participimi në shfrytëzimin e kujdesit shëndetësor, mund t’i ushtrojnë lirisht të drejtat e tyre pa pasur nevojë ta dëshmojnë këtë me vërtetim nga qendra për punë sociale.
Tashmë janë kapërcyer barrierat e mëparshme administrative, nëpërmjet lidhjes së sistemit të kujdesit social dhe shëndetësor, gjegjësisht Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve në bashkëpunim me Fondin e Sigurimit Shëndetësore, për gjithsej 11.943 përfitues të të drejtave nga sistemi i mbrojtjes sociale.
Siç bëri të ditur MPSDR, në këtë grup përfshihen personat e siguruar me aftësi të kufizuara, sipas rregulloreve për mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen sociale, përfituesit e asistencës minimale të garantuar, të cilët janë persona të paaftë për punë dhe përfitues të mbrojtjes jashtë-familjare, sipas rregulloreve të mbrojtjes sociale, përfituesit e kompensimit për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër që nuk mbulohet ndryshe nga sigurimi shëndetësor, përfituesit e sigurimit social për të moshuarit, përfituesit e së drejtës për një shtesë të posaçme.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve vazhdon të avokojë në vazhdimësi për avancimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve pa përjashtim, me theks të veçantë për personat e kategorive të cenueshme.
Foto: Arkivi