Qytetarët më shumë të interesuar për kredi konsumatore dhe për banim
- Rritja vjetore e totalit të depozitave në shtator arrin 8,8 për qind, që vjen si pasojë e rritjes së depozitave të të dy sektorëve me një kontribut më të theksuar të sektorit të amvisërisë. Kreditë e përgjithshme, nga ana tjetër, në bazë vjetore janë rritur për 7,5 për qind nën ndikimin e rritjes së kreditimit për të dy sektorët, me një kontribut pak më të theksuar të sektorit të amvisërive, bën të ditur Banka Popullore.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:44, 21 tetor, 2024
Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Rritja vjetore e totalit të depozitave në shtator arrin 8,8 për qind, që vjen si pasojë e rritjes së depozitave të të dy sektorëve me një kontribut më të theksuar të sektorit të amvisërisë. Kreditë e përgjithshme, nga ana tjetër, në bazë vjetore janë rritur për 7,5 për qind nën ndikimin e rritjes së kreditimit për të dy sektorët, me një kontribut pak më të theksuar të sektorit të amvisërive, bën të ditur Banka Popullore.
Oferta monetare në shtator të vitit 2024 shënoi një rënie mujore prej 1,2 për qind, në pjesën më të madhe si rezultat i reduktimit të depozitave afatshkurtra dhe parave depozituese, me një kontribut më të vogël në rënien e parave të gatshme, ndërsa në kushte të rritjes së depozitave afatgjata deri në dy vjet. Në bazë vjetore, oferta monetare është rritur me 6,7 për qind si pasojë e rritjes së depozitave, depozitat afatgjata deri në dy vjet dhe para të gatshme në qarkullim, ndërsa depozitat afatshkurtra shënuan rënie.
Në muajin shtator, depozitat totale shënuan rënie për 0,4 për qind në bazë mujore, si pasojë e rënies së depozitave të sektorit të korporatave, ndërkohë që depozitat e amvisërive shënuan rritje. Rritja vjetore e depozitave arrin 8,8% për qind e cila vjen si pasojë e rritjes së depozitave të të dy sektorëve me një kontribut më të theksuar të sektorit "amvisëri".
Kreditë e përgjithshme, në shtator shënuan rritje mujore prej 0,4 për qind e cila ka të bëjë me rritjen e kreditimit për sektorin "amvisëri". Në bazë vjetore, totali i kredisë u rrit me 7,5 për qind nën ndikimin e rritjes së kreditimit për të dy sektorët, me një kontribut pak më të theksuar të sektorit "amvisëri".
Në shtator, depozitat e përgjithshme të sektorit të korporatave shënuan rënie mujore prej 0,5 për qind. Ndryshimi në rënie është kryesisht rezultat i uljes së depozitave afatshkurtra në valutë dhe denarë, në kushtet e rritjes së parave depozituese dhe depozitave afatgjata. Në bazë vjetore është shënuar rritje prej 4,7 për qind, më së shumti si pasojë e rritjes së parasë depozituese me rritje të depozitave afatgjata në valutë dhe në denarë dhe në depozitat afatshkurtra në denarë, ndërsa depozitat afatshkurtra në valutë shënojnë ulje.
Kreditë për sektorin e korporatave, në muajin shtator shënuan rënie minimale mujore prej 0,1 për qind që është rezultat i rënies së kreditimit në valutë, ndërsa kreditë në denarë shënuan rritje. Krahasuar në bazë vjetore, kreditë për sektorin e korporatave shënuan rritje prej 7,5 për qind që rezulton nga rritja e kreditimit në denarë, ndërsa kreditë në valutë shënuan rënie.
Në shtator, totali i depozitave të amvisërive shënoi rritje për 0,1 për qind në baza mujore, ndikuar plotësisht nga rritja e depozitave afatgjata në denarë dhe valutë, në kushtet kur paratë depozituese dhe depozitat afatshkurtra në valutë dhe në denarë shënuan rënie. Rritja vjetore është 11,2 për qind për qind dhe rezulton nga rritja e parave depozituese dhe depozitave afatgjata në denarë dhe valutë, ndërsa depozitat afatshkurtra janë ulur.
Kredia për amvisëri, në muajin shtator është më e lartë për 0,8 për qind dhe 7,7% për qind në bazë mujore dhe vjetore. Rritja në të dyja bazat është rezultat i rritjes së kredive në denarë dhe në valutë, me një kontribut më të madh të kredive në denarë.
Analizuar sipas qëllimit të kredive të dhëna për personat fizik, në muajin shtator, te kategoritë më të përfaqësuara - kreditë konsumatore dhe kreditë për banim shënuan rritje mujore prej 0,6% për qind dhe 1,0 për qind, përkatësisht rritje vjetore prej 6,7 për qind dhe 11,0 për qind. Këtë muaj, kreditë për automobila janë ulur për 0,6 për qind në bazë mujore, ndërsa në bazë vjetore janë rritur me 13,5 për qind. Kreditë e miratuara për kartat kreditore shënuan rënie mujore dhe vjetore përkatësisht me 0,8 për qind dhe 9,0% për qind në muajin shtator. Në muajin shtator saldoja negative në llogaritë rrjedhëse dhe kreditë e miratuara në bazë të tjera kanë realizuar rritje prej 4,6 për qind dhe 0,7% për qind, ndërsa në bazë vjetore shënuan rënie përkatësisht 1,9% për qind dhe 17,5% për qind. qa/
Foto: BP