• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Qumësht 2025" në Prilep: Blegtorët kanë plasman, u mungon fuqia punëtore, ndërsa shteti e ka rritur mbështetjen për 50 për qind

Qumësht 2025

 Prilep, 13 shtator 2025 (MIA) - Blegtorët, prodhuesit e qumështit dhe prodhuesit e produkteve të qumështit nga rajoni i Prilepit-Manastirit dhe Mariovës sot ekspozuan produktet e tyre në panairin e katërt në Prilep, dhe të shtatin në Maqedoni, të titulluar "Qumësht 2025".

Blegtorët dhe prodhuesit e produkteve të qumështit kanë plasman, por nuk kanë fuqi punëtore të mjaftueshme dhe kërkojnë mbështetje më të madhe nga shteti dhe institucionet. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski tha se me programin e këtij viti, mbështetja financiare për blegtorët është rritur për pothuajse 50 për qind. 

 Igor Popovski, bujk  dhe prodhues nga fshati Dihovë i Manastirit, tashmë 17 vjet punon në këtë degë të prodhimit bujqësor. Plasmani nuk është problem, por nuk ka fuqi të mjaftueshme punëtore.

 

Edhe bujku dhe prodhues Dejan Gjorgievski, nga Tërnova, rajoni i Manastirit, thekson gjithashtu problemin e mungesës së fuqisë punëtore. Ata ofrojnë paga deri në 1.000 euro.

 Spase Çakreski nga Vitolishta, Mariovë e ruan, siç e konsideron, një nga të rrallat, traditën e prodhimit të djathit të fortë të famshëm të Mariovës. Kërkon nga institucionet të japin licenca për shitje.

 

Ministri Tripunovski deklaroi se për 50 për qind është rritur mbështetja për blegtorët e Maqedonisë.

"Gjatë 15 muajve të fundit, Qeveria ka treguar se bujqësia do të jetë me të vërtetë fokusi dhe prioriteti i punës së Qeverisë. E dini se nga Programi për Mbështetje Financiare për vitin 2025, mbështetja për blegtorët  e Maqedonisë është rritur me pothuajse 50 për qind sepse duam që në raftet tona të shiten qumështi, djathi, kaçkavalli dhe të gjitha produktet e tjera të përpunuara, dhe kështu të rritet fondi i blegtorisë në shtetin tonë", deklaroi Tripunovski. 

 

Manifestimi  i cili është i vetmi i këtij lloji në vend, u organizua nga "Sloufud Prilep"  me mbështetjen e "Sloufud Maqedoni".

 Në kuadër të manifestimit u mbajt edhe tribunë me temë "Zëri i Blegtorëve" ku u paraqitën sfidat me të cilat përballen ata.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR