• e shtunë, 23 nëntor 2024

QSHP e vazhdon grevën, nëse deri të premten nuk merr përgjigje pozitive, do të ndryshojnë datat për maturën shtetërore

QSHP e vazhdon grevën, nëse deri të premten nuk merr përgjigje pozitive, do të ndryshojnë datat për maturën shtetërore

Shkup, 3 maj 2023 (MIA) - Sindikata e Qendrës shtetërore të provimeve (QSHP_ e vazhdon grevën e filluar të martën e kaluar sepse nuk kanë marrë përlqim nga Ministria e Financave për marrëveshjene e tyre kolektive me të cilën do t'u rriten rrogat. Bënë thirrje që Ministria t'i kuptojë seriozisht dhe deri të premten të marrin përgjigje pozitive sepse, në të kundërtën, do të duhet të ndryshojë kalendari për të gjitha proceset për të cilat është kompetent QSH dhe datat për kalimin e maturës shtetërore e cila duhet të fillojë më 27 maj.

Emilia Boshkovska, kryetare e organizatës sindikaliste në të cilën bëjnë pjesë të gjithë 29 të punësuarit, sot në konferencë për shtyp kumtoi se Ministria e Financave i ka njoftuar me telefon se "ndjejnë keqardhjes së kanë rroga aq të ulëta" dhe në vend të marrëveshjes së tyre kolektive, si më të përshtatshme ua kanë propozuar Ligjin për nëpunësit shtetërorë.

"Por ai është larg kërkesës sonë. Nëse pranohet oferta për Ligjin për nëpunës shtetërorë, një mijë denarë është rritja për këshilltarët, ndërsa një pjest të mirë me rrogë minimale në QSHP, të cilët janë kyç për punën, nuk do t'u ndryhsojë rroga. Prandaj këtë nuk do ta shqyrtojmë as si opsion. Pas tentimit sërish të injorohemi dhe të mos jemi të denjë për prëgjigje ndaj kërkesës sonë, QSHP pati mbledhje të Kuvendit të sindikatës dhe unanimisht vendosi që greva të vazhdojë", deklaroi Boshkovska.

Duke sqaruar se përse për ta nuk është e pranueshme oferta e Ministrisë së Financave, ajo tha se kompetecë kryesore e QSHP-së është të kudjeset për cilësinë e arsimit në shtet, ndërsa Ligji për nëpunësit shtetërorë nuk e parasheh atë pjesë përkatësisht pjesën e arsimit të të gjithë të përfshirëve në institucion.

Дваесет и девет вработени во Државниот испитен центар (ДИЦ) од вчера се во генерален штрајк зашто не добиле согласност од Министерството за финансии на нивното барање за зголемување на платит

I kanë marrë parasysh të gjitha përgjegjësitë që i kanë në këtë periudhë dhe duke pasur parasysh kalendarin dhe provimet e caktuara, i bënë thirrje Ministrisë së Financave, siç tha, "seriozisht të na merr parasysh kur i sjell vendimet dhe deri të premten të marrim përgjigje pozitive në mënyrë që në përgjithësi të realizohet matura me këto data".

"Pas të premtes, çfarëdo lloj negociatash di të duhet t'u referohen ndryshimit të kalendarit dhe ndryshimit të datave për maturë. Nuk do të donim të vijë deri tek kjo, por edhe ky është opsion. Do të jemi të durueshëm. Maturë dot ë ketë, ne nuk dëshirojmë ta dëmtojmë askënd, dhe të gjitha proceset dëshirojmë t'i realizojmë, por do të duhet të ndryshojë kalendari. Megjithatë, në interes të nxënësve është kjo të bëhet sa më parë dhe të mos ndryshojmë data", bëri thirrje Boshkovska.

Njëzet e nëntë të punësuarit kërkojnë rroga më të larta të cilat nuk u janë rritur edhe pas rritjes së prësëritur të rrogës minimale, që çoi deri tek barazimi i rrogave për pozita të ndryhme të punës. Pothuajse gjysma e tyre, 11, marrin rreth 20.100 denarë, ndërsa këshilltarët, të cilët, siç thonë, janë shtylla e QSHP-së, marrin rrogë prej 26 mijë denarëve. 

Nga greva e QSHP-së janë të prekur 15 620 maturantë të cilët janë paraqitur për më 27 maj dhe më 10 qershor t'i japin dy provimet eksterne. Gjithashtu, është ndalur edhe testimi ndërkombëtar TIMSS, me të cilin maten arritjet e nxënësve në matematikë dhe grupin e lëndëve natyrore (shkenca natyrore, fizikë, kimi, biologji). testimi filloi më 3 prill dhe përfshin rreth 4900 nxënës në 150 shkolla fillore. ab/

Foto: MIA arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR