• e enjte, 26 dhjetor 2024

QMN: Duhet të reformohet instrumenti "Balanser"

QMN: Duhet të reformohet instrumenti

Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Masat për të siguruar përfaqësim adekuat dhe të drejtë në sektorin publik tashmë janë kundërproduktive, ndaj veprojnë në kundërshtim me parimin e meritës, tregon raporti i katërt i detajuar i monitorimit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë në institucionet e sektorit publik, i kryer nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve (QMN).

Gjetjet dhe konkluzionet e raportit, siç bëjnë të ditur nga QMN, janë në përputhje me mendimin e Komisionit Këshillëdhënës për Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, ku thuhet se zbatimi i parimit të meritës në vend është përkeqësuar.

"Krahas kësaj, Komisioni pretendon se procesi është edhe më problematik, sepse pozicionet e larta shoqërohen me një shkallë të lartë pritshmërie, e cila, nga ana tjetër, sipas burimeve të tyre, lidhet me tezën se për punësimin në administratë, aplikantët duhet të kanë përkatësi "të vërtetë" etnike dhe politike", thonë nga QMN.

Rekomandimi i Komitetit, shtojnë ata, është të shmangen masat që synojnë arritjen e barazisë së ngurtë matematikore në përfaqësimin e grupeve të ndryshme, gjë që shpesh nënkupton rritje të panevojshme të vendeve të punës, sepse rrezikojnë të cenojnë funksionimin efektiv të institucioneve dhe të çojnë në krijimin e blloqeve të veçanta sociale.

"Nevojitet një vlerësim kritik i situatës për të arritur zgjidhje sistematike që do të prodhojnë efekte pozitive në afat të gjatë. Në një kohë kur çështja e "balancuesit" po rishfaqet, ky raport ofron rekomandime koncize, pasqyrë të situatës dhe një kornizë zgjidhjesh të bazuara në prova. Përfaqësimi adekuat dhe i drejtë është një koncept më i gjerë dhe nuk bazohet vetëm në shifra dhe sigurisht që ka implikime për menaxhimin e mirë, si nga pikëpamja e strukturave drejtuese dhe udhëheqëse, ashtu edhe nga pikëpamja e performancës nga zyrtarët administrativë", theksoi Neda Maleska-Saçmaroska", drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për menaxhim të ndryshimeve.

Raporti i përgatitur në kuadër të projektit “Inkurajimi i qeverisjes së mirë dhe reformave në administratën publike”, i realizuar nga QMN dhe i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED), paraqet një analizë sistematike të parimit të duhur dhe të drejtë përmes analizës së mjeteve që ofrojnë përfaqësim të drejtë të komuniteteve joshumicë, pra aplikimi i instrumentit – balancues, i cili përdoret për punësim në administratën publike. Ai analizon praktikat e punësimit në institucione duke përdorur mjetin balancues dhe jep udhëzime për përmirësimin e tij. sa/

Foto: QMN

QËNDRONI TË LIDHUR