• e shtunë, 06 dhjetor 2025

QMK: Zjarri në Çuçer Sandevë jashtë kontrollit

QMK: Zjarri në Çuçer Sandevë jashtë kontrollit

 Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Zjarri në territorin e Çuçer Sandevës, pavarësisht ndërhyrjeve ajrore, është ende jashtë kontrollit, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

 Sipas QMK-së, tymi po përhapet në të gjithë komunën dhe fshatrat Çuçer, Mirkovc, Gluvë, Brazdë, deri në Butel, ndërsa është regjistruar zjarr i ri në zonën e fshatit Kuçevishtë, i cili mbulon një sipërfaqe të madhe dhe ndodhet pranë shtëpive.

Për shkak të kushteve të motit, pritet që zjarri të shuhet pjesërisht gjatë natës, gjë që do të lejonte veprim më efikas në terren nesër. 

Për nesër është planifikuar aAksionet  të fillojnë në orën 5:00 të mëngjesit, me angazhimin e të gjitha forcave institucionale dhe komunale në të gjithë zonën e prekur, me mbështetje nga dy aeroplanë të MPB-së. Në mbrëmje, ekipet do të qëndrojnë në terren dhe do të ndërhyjnë sipas prioriteteve dhe nevojave.

 Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR