• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

QMK: Zjarre aktive në Kërçovë, Makedonski Brod, Pehçevë, Novaci, Pllasnicë, Negotinë dhe Resnjë

QMK: Zjarre aktive në Kërçovë, Makedonski Brod, Pehçevë, Novaci, Pllasnicë, Negotinë dhe Resnjë

Shkup, 12 gusht 2024 (MIA) - Gjithsej 45 zjarre në ambient të hapur ka pasur gjatë ditës së djeshme, prej të cilëve 32 janë shuar, ndërsa tre janë vënë nën kontroll. Aktive janë dhjetë zjarre, prej të cilave tre në territorin e Kërçovës, në fshatin Pateec, në fshatin Çellopek dhe Bigor Dollenci dhe në fshatin Zajaz. Dy zjarre aktive janë në Makedonski Brod, njëri në shtrirjen afër "Jasen" - Belicë dhe e dyta në afërsi të fshatrave Greshnicë dhe Sllatinë. Zjarre aktive ka edhe në Pehçevë, Novaci, Plasnicë, Negotinë dhe Resnjë, më saktësisht zjarri nga Galiçica po përhapet në drejtim të majës Magaro drejt Stenjes.

Siç informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), nën kontroll është vënë zjarri në Malin Ilin dhe Malin Pllaqen në zonën e komunës Demir Hisar dhe Ohër, ku është prekur bimësi e ulët, pyje me kërcell të ulët dhe pyje të ahut.

Nën kontroll është vënë edhe zjarri në Komunën e Çashkës, në afërsi të fshatrave Oreshë dhe Papradishtë dhe në komunën e Dellçevës afër deponisë.

Janë shuar disa zjarre në Prilep, afër fshatrave Ropotovë – Lazhan, afër varrezave të vjetra në Prilep dhe afër Alfa Omega Transport. Zjarret janë shuar në territorin e Kavadarit, Nagoriçani i vjetër, Radovishit, afër fshatit Zleovë në Tetovë, në magjistralen Tetovë - Gostivar, afër rrugës me pagesë, në komunën e Jegunocës, në Gostivar, komuna Vrapçisht, Komuna e Dollnenit, Komuna e Resnjës, afër deponisë së qytetit, në Komunën e Ohrit afër fshatit Openicë.

Në rajonin e Shkupit, janë shuar zjarret në Komunën e Studeniçanit, në fshatin Moranë, Koliçan i poshtëm dhe Lubosh, Çuçer Sandevë, Butel, Saraj, Gjorçe Petrov, Komunën e Kisella Vodës, në rrugën e vjetër për në fshatin Batincë etj. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR