• e premte, 27 dhjetor 2024

QMK: Zjarr aktiv në Kitkë, në 24 orët e fundit janë shuar 22 zjarre

QMK: Zjarr aktiv në Kitkë, në 24 orët e fundit janë shuar 22 zjarre

Shkup, 18 shkurt 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se mëngjesin e sotëm në malin Kitkë në ambient të hapur ka një zjarr aktiv nga gjithsej 23 zjarret e djeshme në ambiente të hapura në vend.

Në malin Kitkë ka ende një zjarr aktiv nl ambient të hapur, ku ende digjet, me shumë gjasa bimësi me kërcell të ulët, sipas informacioneve të fundit në QMK-së. Në veçanti, QMK Rajonale Shkup njofton se zjarri mbi fshatin Paligrad (Komuna e Zelenikovës) që filloi të premten, më 16 shkurt, është ende aktiv. NP "Pyjet Kombëtare" - filial "Karaxhica" Shkup kanë raportuar se kanë pasur ekip në terren, por terreni ka qenë i paarritshëm dhe nuk e kanë fikur zjarrin. Nga ana e QRMK Shkup për zjarrin janë njoftuan në Komunën e Zelenikovës.

QMK bën me dije se në numrin e vetëm të urgjencës 112 në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1892 thirrje, prej të cilave 40.01% kanë qenë thirrje “reale”, ndërsa 58,99% për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. 65,33% janë drejtuar në polici, 24,09% në Ndihmën e shpejtë mjekësore dhe 8,39% te Zjarrfikësit nga thirrjet aktuale në 112 në QMK. Numri i përgjithshëm i thirrjeve që ishin për zgjidhje të kombinuar nga thirrjet “reale” në QMK, 1.68% me 59.06% të tjera të quajtura “telefonata jo urgjente”, ishin gjithsej 1121 në numër dhe i nënshtroheshin pranimit, përpunimit selektiv në QMK, dhe të koordinimit të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e tyre me institucionet e tjera nga Sistemi i Menaxhimit të Krizave, sipas natyrës së rasteve urgjente të raportuara, thuhet në kumtesën e QMK-së. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR