• e mërkurë, 17 korrik 2024

QMK: Vazhdojnë kërkimet për të mbyturin në Liqenin e Dojranit

QMK: Vazhdojnë kërkimet për të mbyturin në Liqenin e Dojranit

Shkup, 13 gusht 2023 (MIA) - Qendra rajonale për menaxhim me kriza (QMK) Strumicë informoi për një të mbytur në Liqenin e Dojranit, i cili u zhduk në ujë nga mesdita. Personi nuk është gjetur dhe nuk dihet se kush është.

"Ngjarja ndodhi kur personi ndodhej në një varkë me pedale, e cila me siguri është përmbysur, ndërsa personi nuk ka ditur not. Tani për tani, nuk ka të dhëna nëse ka pasur jelek sigurie. Trupi akoma nukl është gjetur për shkak se në liqe ka shumë kashtë, alga dhe dukshmëria është e ulët - deri një metër thellësi. Vendi i ngjarjes ka qenë afër bregut dhe ka qenë i siguruar nga pjesëtarë të MPB-së, të cilët i njoftuan të gjitha isntitucionet dhe kërkuan ndihmë nga njësitë e posaçme zhytëse nga MPB-ja, Tigrat, për të kryer aksion për gjetjen e trupit", informuan nga QMK.

Shtojnë se në vendin e ngjarjes ndodhen ekipe të NJZT dhe SPB Gjevgjeli. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR