• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

QMK: Të mos përsëritet shjyçja e energjisë elektrike në ndërtesat e larta, dikush mund të lëndohet

QMK: Të mos përsëritet shjyçja e energjisë elektrike në ndërtesat e larta, dikush mund të lëndohet

Shkup, 14 shkurt 2023 (MIA) - I bëjmë apel EVN-së dhe menaxherëve të objekteve që të mos përsëriten ndërprerjet e energjisë elektrike në ndërtesat e larta, sepse ekziston mundësia e pasojave të padëshiruara për personat që do të ngecnin në ashensorë, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp, drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angellov, pas ndërprerjes së rrymës sot në mëngjes në kullën B të Xhevahir skaj siti në Shkup.

Angellov ka theksuar se pas ndërprerjes së rrymës në këtë kullë, një grua jozyrtarisht shtatzënë ka ngecur në ashensor. Ai ka urdhëruar që të gjendet një zgjidhje që kjo situatë të mos përsëritet, sepse ekziston mundësia që dikush të lëndohet.

"Sot rreth orës 09:45 është ndërprerë rryma në kullën B të Xhevahir skaj siti një nga ndërtesat 40-katëshe në Shkup. Në Qendrën për menaxhim me kriza, informata kanë ardhur nga disa qytetarë, pas së cilës Departamenti për operacione dhe koordinim, konkretisht QRMK Shkup, ka kontaktuar EVN-në. Në fillim u është thënë se për shkak të një mosfunksionimi teknik të rrjetit të tensionit të ulët, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në ndërtesën e lartë B", sqaroi Angelov.

Pak më vonë, siç tha, janë njoftuar se shkyçka e energjisë elektrike për shkak të faturave të papaguara në kullën B nga  Xhevahir skaj siti. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR