• e enjte, 26 dhjetor 2024

QMK: Të kos digjen ara dhe deponi të egra, akoma ka zjarre në ambiente të hapura

QMK: Të kos digjen ara dhe deponi të egra, akoma ka zjarre në ambiente të hapura

Shkup, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Në 24 orët e fundit zjarrfikësit nga Shtipi dhe nga velesi intervenuan ndaj vegjetacionit të ulët të gjelbër në rajonin e Shtipit dhe Velesit. Zjarrfikësit nga Shkupi intervenuan ndaj plehrave të djegura në sipërfaqe prej 50 metrave katrorë në fshatin Bardovc, Komuna e Karposhit, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

QMK bën thirrje të mos digjet kashta në ara, të mos digjen mbeturinat në deponitë e egra në këtë periudhë të vitit kur ka ajrë të ndotur në Shkup dhe në qytete të tjera.

"Kjo, përveç që është e ndaluar me ligj, është për shkakun që akoma ka zjarre në ambiente të hapura. Është një numër i vogël, por ka", theksojnë nga QMK.

Në Qendrën për menaxhim me kriza, sipas rpaortit të fundit, ka gjithsej 1.876 thirrje në Numrin e vetëm për raste urgjente 112 në 24 orët e fundit. Prej tyre, thirrje "reale" ishin 39,82 për qind, ndërsa 60,18 për qind të tjera, të emëruara si "thirrje jourgjente".

Drejt policisë ishin 58,55 për qind të thirrjeve, drejt ndihmës së shpejtë mjekësore 35,64 për qind, drejt zjarrfikësve 2,55 për qind, ndërsa drejt LAMM 0,36 për qind e thirrjeve. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR