• e enjte, 26 dhjetor 2024

QMK: Rreth Grykës së Kaçanikut dhe Karadakun e Shkupit mot i paqëndrueshëm dhe jostabil

QMK: Rreth Grykës së Kaçanikut dhe Karadakun e Shkupit mot i paqëndrueshëm dhe jostabil

Shkup, 21 maj 2024 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza (QMK) pasdite informoi se në zonën rreth Grykës së Kaçanikut dhe Karadakut të Shkupit ka masë të vranësirave të paqëndrueshme dhe jostabile.

Prej atje kumtojnë se në këtë zonë ka reshje të dendura dhe të rrëmbyeshme të shiut, bubullima të shpeshta, erë të fortë dhe breshëri.

Theksojnë se drejtimi i lëvizjes së kësaj mase të paqëndrueshme është nga perëndimi në lindje, gjegjësisht në drejtim të Kumanovës. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR