• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

QMK: Raportime për dëme nga stuhia në rajonin e Tetovës, stuhi edhe në Gostivar dhe Kumanovë, ndërsa masa e paqëndrueshme e vranësirave lëviz drejt Serbisë

QMK: Raportime për dëme nga stuhia në rajonin e Tetovës, stuhi edhe në Gostivar dhe Kumanovë, ndërsa masa e paqëndrueshme e vranësirave lëviz drejt Serbisë

Tetovë, 26 qershor 2024 (MIA) - Në numrin e vetëm të thirrjeve 112 në Qendrën për Menaxhim me Krizat janë raportuar dëme nga stuhia që pasdite e përfshiu rajonin e Tetovës, ku nga ora 17 e 30 minuta bie shi i rrëmbyeshëm, i ndjekur me bubullima, erë të fortë dhe paraqitje lokale të breshërit.

"Në numrin 112 të QMK-së është raportuar se në disa oborre në rr. "Ivo Lola Ribar" në Tetovë ka hyrë uji nga rrugët pas reshjeve të rrëmbyeshme. Ka dëme materiale. Është marrë raportim për derdhje të ujit nga kanalizimi në rr. "169" në Tetovë. Uji që derdhet nga kanalet hyn në oborret e banorëve në këtë rajon dhe paraqet rrezik për përmbytje të shtëpive të tyre ku jetojnë. Është marrë informacion në numrin 112 të QMK-së për podrume të përmbytura nga shtëpitë në rr. "172" në drejtim të Tregut të Kafshëve në Tetovë", informojnë nga QMK.

Një i punësuar në restorantin "Sharr" në Lisec (Komuna e Tetovës) në numrin 112 të QMK-së ka raportuar se nga stuhia janë dëmtuar disa automjete të parkuara në parkingun para restorantit. "Pritet inspektimi nga shërbimet kompetente", thonë nga QMK.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se Rajoni i Pollogut është përfshirë nga masa ajrore e paqëndrueshme e ndjekur me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje lokale të shiut dhe breshërit".

Nga Qendra e Radarëve "Gjurishte" në numrin 112 të QMK-së kanë raportuar se stuhi ka në Gostivar dhe Kumanovë dhe se masa e paqëndrueshme e vranësirave lëviz drejt Serbisë. sa/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR