• e diel, 24 nëntor 2024

QMK: Pjesa më e madhe e fshatit Llazhan është nën ujë, banorët e rrezikuar evakuohen

QMK: Pjesa më e madhe e fshatit Llazhan është nën ujë, banorët e rrezikuar evakuohen
Shkup, 22 gusht 2022 (MIA) – Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) kumtoi se pasdite komunat Prilep, Dollnen dhe Krivogashtan janë përfshirë nga reshjet e rrëmbyeshme të cilat  kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të banuara të Komunës së Dollnenit. Përmbytje ka në fshatrat Lazhan, Debreshtë dhe Zhitosh. "Më kritike është në fshatin Llazhan ku një pjesë e madhe e fshatit është nën ujë. Uji ka hyrë nëpër shtëpi", kumtoi QMK. Për gjendjen me përmbytjet është njoftuar edhe kryetari i Komunës së Dollnenit, DMSH Prilep dhe SP Ropotovë. Deri në këtë moment njësitë e vetëqeverisjes lokale nuk kanë kërkuar ndihmë nga QMK-ja,  theksohet në kumtesën e Qendrës për Menaxhim me Kriza. ar/ MIA Foto: Arkivë

QËNDRONI TË LIDHUR