• e mërkurë, 27 nëntor 2024

QMK: Pesë shtetasit turq që kanë humbur në Vodno janë evakuuar me sukses drejt Shkupit

QMK: Pesë shtetasit turq që kanë humbur në Vodno janë evakuuar me sukses drejt Shkupit

Shkup, 29 janar 2024 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza sonte ka njoftuar se pesë shtetas turq pasi kanë humbur në Vodno janë gjetur dhe janë evakuuar shëndoshë e mirë drejt Shkupit.

"Pas një telefonate në numrin e vetëm të për raste urgjente 112 në QMK se janë pesë persona, shtetas turq, të cilët kanë humbur dhe nuk kanë ditur të zbresin pas errësirës, ​​në parkingun tek Kryqi i Mijëvjeçarit në Vodno, nga Sektori për operacione dhe koordinim të QMK-së, është njoftuar ekipet kujdestare të policisë, SPB Shkup, të cilët menjëherë janë nisur me veturë. Njëkohësisht, QMK-ja u ka dhënë edhe numrin e telefonit të denoncuesit, një shtetas turk, për të krijuar komunikim të drejtpërdrejtë përmes “viber”-it, sipas nevojave", thuhet në njoftimin QMK-së.

Në orën 18:10, pesë personat, shtetas turq, janë gjetur edhe nga zona e Kryqit të Mijëvjeçarit në Vodno, sipas kontakteve të bëra me SPB Shkup, me automjet policor janë marrë dhe janë evakuuar drejt qytetit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR