QMK: Personat e ngujuar në Mavrovë janë nxjerrë me ndihmën e një automjeti special
- Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se personat të cilët mbetën të bllokuar në hotelin "Radika" në Mavrovë për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe rrugëve të pakalueshme, mbrëmjen e djeshme janë nxjerrë me ndihmën e një automjeti special të Ndërmarrjes Publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve kryesore dhe rajonale.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:44, 2 dhjetor, 2024
Shkup, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se personat të cilët mbetën të bllokuar në hotelin "Radika" në Mavrovë për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe rrugëve të pakalueshme, mbrëmjen e djeshme janë nxjerrë me ndihmën e një automjeti special të Ndërmarrjes Publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve kryesore dhe rajonale.
"Nga kontakti i fundit në orën 20 me kujdestarin në SP Mavrovë është marrë informacion se është duke lëvizur një automjet i NP për mirëmbajtjen e rrugëve kryesore dhe rajonale i ndjekur nga personat nga hoteli me automjetet e tyre. Ngasin ngadalë, por do të arrijnë në destinacionet e tyre përfundimtare", njoftuan këtë mëngjes nga QMK-ja.
Ekipet e Ndërmarrjes Publike për mirëmbajtjen e rrugëve kryesore dhe regjionale gjatë ditës kanë bërë prerjen e pemëve të rëna në pjesën ngjitur me hotelin.
Në terren ka pasur edhe makina për pastrimin e borës në këtë shtrirje.
Sipas QMK-së, trashësia e shtresës së borës në këtë pjesë është rreth 80 centimetra.
Nga QMK-ja njoftojnë se për shkak të reshjeve të shiut, gjendja në pjesën më të madhe të rajonit Veriperëndimor është stabile dhe komunikacioni zhvillohet normalisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike është i rregullt. qa/
Foto: arkivi i MIA-s