QMK: Përmbytje dhe dëme nga stuhitë e objekteve, sipërfaqeve bujqësore, rrugëve dhe automjeteve
- Në numrin e vetëm të Emergjencës 112 në QMK, dje nga pasditja deri në orët e vona të natës janë evidentuar disa raste të përmbytjeve dhe dëmtimeve nga shirat e rrëmbyeshëm, erërat, në ndërtesa, banesa, toka bujqësore, rrugë dhe makina, si dhe njerëz të bllokuar në makina për shkak të rrëshqitjes së dheut.
- Post By Fami Bajrami
- 10:29, 22 maj, 2024
Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Në numrin e vetëm të Emergjencës 112 në QMK, dje nga pasditja deri në orët e vona të natës janë evidentuar disa raste të përmbytjeve dhe dëmtimeve nga shirat e rrëmbyeshëm, erërat, në ndërtesa, banesa, toka bujqësore, rrugë dhe makina, si dhe njerëz të bllokuar në makina për shkak të rrëshqitjes së dheut.
Ka pasur lajmërime në numrin 112 nga komunat e Kumanovës, Nagoriçan i Vjetër dhe Likovë, si dhe nga Shkupi dhe rajone të tjera. QMK paralajmëron se për shkak të reshjeve të dendura të shiut të djeshëm në Kosovë pritet rritje e nivelit të ujit të Lepencit edhe në vend.
Nga QMK-ja rajonale Shtip informojnë se është intervenuar për heqjen e një peme që ka rënë në rr. "Engelsova".
QMK-ja rajonale Kumanovë, njofton se është marrë njoftim për dëmtim të rrugës nga reshjet e dendura në fshatin Sushevë. Rruga është e pakalueshme, ndërsa për problemin e alarmuar në Komunën e Kumanovës për zgjidhjen e mëtutjeshme të problemit. gjithashtu raportohet se në zonën "Sveta Petka - Pelince", stuhia ka sjellë baltë dhe rërë dhe ekziston mundësi për rrëshqitje të veturave. Për këtë menjëherë është njoftuar NP për mirëmbjajtjen e rrugëve kryesore dhe rajonale për procedurë të mëtutjeshme, përkatësisht mirëmbajtjen e tyre.
QMK-ja Rajonale Ohër, njofton se është pranuar informacion se në afërsi të vendit “Kulla” në territorin e Ndërmarrjes publike për menaxhimin dhe mbrojtjen e zonës "Jasen", dy automjete të udhëtarëve kanë ngecur në rrugë për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe një argjinaturë me rërë. Automjetet janë pastruar në mënyrë sa më të shpejtë nga punonjësit e "Jasen" e cila është përgjegjëse edhe për ta mirëmbajtur jashtë rrugës atë lëvizje.
QMK -ja apelon për kujdes gjatë paraqitjes së ndryshimeve lokale të shkurtra, por të menjëhershme të motit, për shmangien e lëvizjeve në natyrë, zona të thata dhe shumë afër shtretërve të lumenjve, si dhe kujdes të veçantë gjatë bubullimave dhe vetëtimave, pra gjatë shkarkimeve të forta elektrike: të mos dilet në ambient të hapur. Ata rikujtojnë gjithashtu që të vozitni me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të vogla të dheut në kushte të tilla të ndryshimit të motit. Kjo vlen veçanërisht për segmentet rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
Të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën. rq/
Foto: QMK