• e shtunë, 23 nëntor 2024

QMK: Për shkak të një defekti të madh të një gypi të ujësjellësit objekte të vërshuara, pa ujë rajoni më i madh i qendrës së Shkupit

QMK: Për shkak të një defekti të madh të një gypi të ujësjellësit objekte të vërshuara, pa ujë rajoni më i madh i qendrës së Shkupit

Shkup, 16 dhjetor 2023 (MIA) - Për shkak të një defekti të madh të gypit të ujësjellësit (nga F-600 mm), në rrugën "Kej Dimitar Vllahov" 15 deri në Qendrën Kulturore Rinore në lagjen "Qendër" në Shkup, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të Kërnjevës, Qeramikës, në Q.T. "Iste Gejt", në afërsi të bulevardit "Aleksandri i Maqedonisë" deri në pompën e benzinës "Luk Oil", Qendra Zjarrfikëse, ndërsa me presion të ulur do të jenë lagjet "Maxhari" dhe "Hipodrom".

Siç bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) pas informacionit nga NP Ujësjellësi, furnizimi me ujë është ndërprerë nga ora 8:50 e deri në sanimin e defektit. 

Përndryshe, pas marrjes së thirrjes emergjente në 112 në QMK në mëngjes për plasjen e gypit të ujit në rrugën "Kej Dimitar Vlahov" dhe se ka vërshime nga gypi i plasjes së ujit, menjëherë janë bërë kontakte telefonike me NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi", Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri i Qytetit të Shkupit dhe Stacioni Policor Qendër – Beko. Uji i derdhur nga tubi i madh i ujit ka shkaktuar vërshime lokale, gjatë të cilave janë përmbytur një numër i madh i objekteve në afërsi të tyre dhe si pasojë janë përmbytur persona që nuk kanë mundur të dalin nga shtëpitë e tyre.

Nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi informuan se për shkak të defektit të madh pa ujë do të mbesë rajoni më i madh në rajonin qendror të qytetit në Shkup deri në sanimin e situatës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR