• e premte, 27 dhjetor 2024

QMK: Nuk ka zjarre në ambient të hapur, 2.018 thirrje në numrin 122 në njëzet e katër orët e fundit

QMK: Nuk ka zjarre në ambient të hapur, 2.018 thirrje në numrin 122 në njëzet e katër orët e fundit

Shkup, 13 mars 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar zjarre në ambient të hapur, por vetëm disa ndërhyrje të vogla, kumtoi sot Qendra për menaxhim me kriza (QMK). 

Nga QMK-ja informojnë se dje, rreth orës 13:00 Gjevgjelia është goditur nga një stuhi e fortë me reshje të dendura dhe breshër me madhësinë e një arre.

Sipas informacioneve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) në orën 13 më së shumti sediment ujor ka pasur në Gjevgjeli, nëntë litra për metër katror. Stuhia ka qenë veçanërisht e fuqishme në Negorci, Mërzenci dhe Bogorodicë.

QMK-ja apelon që të mos digjet bimësia në ambient të hapur, rregullisht të pastrohen kanalet lokale dhe të mos hidhen mbeturina në kanale.

Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 2.016 në numrin e vetëm për raste urgjente 112. Prej tyre, 45.34 për qind kanë qenë thirrje “reale”, ndërsa 54.66 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Drejt policisë janë dërguar 61.25 për qind, 33.95 për qind në Ndihmën urgjente mjekësore, ndërsa drejt zjarrfikësve 1.11, ndërsa drejt LAMM 0.17 për qind nga thirrjet reale drejt 112. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR