• e mërkurë, 03 korrik 2024

QMK: Në shkurt ka pasur gjithsej 448 zjarre në qiell të hapur

QMK: Në shkurt ka pasur gjithsej 448 zjarre në qiell të hapur

Shkup, 25 shkurt 2024 (MIA) - Nga Qendra për menaxhim me kriza sot informojnë se në muajin shkurt, përfundimisht me ditën e djeshme, në hapësira të hapura në mbarë vendin janë shënuar gjithsej 448 zjarre.

Siç theksojnë, nga numri i përgjithshëm i zjarreve, në 256 raste është djegur kashtë dhe bar i lartë, në 128 zjarre është djegur bimësi e ulët (shkurre, vegjetacion i ulët dhe i degraduar) dhe 42 kanë qenë zjarre pyjore. Në muajin shkurt janë shënuar edhe 22 zjarre në vendgrumbullime.

QMK raporton se situata është e ngjashme edhe në Serbinë fqinje, ku siç thonë ata, ka një numër jashtëzakonisht të madh të zjarreve në natyrë për këtë periudhë të vitit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR