QMK: Në mëngjes aktivë kanë qenë katër zjarre, dje 20 zjarre në ambient të hapur
- Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informoi se në mëngjes ka pasur katër zjarre aktive dhe atë në komunën Makedonski Brod, në fshatin Belicë, në vendin "Argulicë", ku është djegur shkurre dhe kullosa, në komunën e Prilepit, te fshati Alinci dhe në komunën Sopishte, te fshati Setapetkë, ku janë djegur deponi dhe në komunën Studeniçan te fshati Osinçan, ku janë djegur shkurre dhe bar i thatë.
- Post By Besnik Shuki
- 12:13, 30 shtator, 2023
Shkup, 30 shtator 2023 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informoi se në mëngjes ka pasur katër zjarre aktive dhe atë në komunën Makedonski Brod, në fshatin Belicë, në vendin "Argulicë", ku është djegur shkurre dhe kullosa, në komunën e Prilepit, te fshati Alinci dhe në komunën Sopishte, te fshati Setapetkë, ku janë djegur deponi dhe në komunën Studeniçan te fshati Osinçan, ku janë djegur shkurre dhe bar i thatë.
Në ambient të hapur dje ka pasur gjithsej 20 zjarre, sipas të dhënave të Sektorit për operacione dhe koordinim në QMK. Në mëngjes aktivë kanë qenë katër zjarre, ndërsa 16 të lokalizuarat kanë qenë në komunat: Gazi Babë, Saraj, Bosilovë, Krivogashtan, Prilep, Strumicë, Gjevgjeli, Strugë, Çashkë, Kumanovë dhe në Jegunovc. bsh/
Foto: MIA arkiv