QMK: Në 24 orët e fundit janë regjistruar disa zjarre në qiell të hapur, gjithsej 1.643 thirrje në numrin 112
- Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar disa zjarre në ambient të hapur.
- Post By Fami Bajrami
- 11:07, 30 shtator, 2024
Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar disa zjarre në ambient të hapur.
"Zjarrfikësit nga NJTZ Manastir dje nga ora 12:00 deri në ora 12:45 kanë shuar vegjetacion të ulët në atarin e fshatit Smolevë, komuna e Manastirit. Zjarrfikësit nga NJTZ Strumicë nga ora 18:15 deri në ora 19:58 kanë shuar një fushë sportive të djegur në fshatin Borisovë, komuna e Strumicës. Nga ora 16:15 deri në ora 17:50, zjarrfikësit e NjTKZ Gjevgjeli kanë shuar deponinë e djegur mbi vendbanimin Karposh në Dojran të Vjetër, komuna e Dojranit, ndërsa nga ora 17:50 deri në ora 19:40 zjarrfikësit nga NJTZ Gjevgjeli kanë shuar vegjetacion të ulët dhe drunj në fshatin Nikoliq, komuna e Dojranit. Zjarrfikësit nga NJZT Makedonski Brod nga ora 9:58 deri në ora 15:10 kanë shuar një deponi të egër në atarin e fshatit Deviç", kumton QMK-ja.
Nga aty informojnë se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.643 thirrje në numrin e vetëm të emergjencës 112 në QMK, nga të cilat thirrje "reale" kanë qenë 55.20 për qind, ndërsa 44.80 ishin për nevoja të tjera të qytetarëve të cilat nuk kanë qenë urgjente.
Drejt policisë ka pasur 58.89 për qind të thirrjeve, drejt ndihmës emergjente 26.48 për qind, 3,16 për qind, ndërsa drejt LAMM 0.40 për qind nga thirrjet reale në numrin 112 në QMK. Ndryshe, ka pasur 764 thirrje për raste emergjente në numrin 112 në QMK. rq/
Foto: arkivi i MIA-s