• e premte, 27 dhjetor 2024

QMK: Në 112 gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 1.588 thirrje, më së shumti për ndihmën mjekësore urgjente

QMK: Në 112 gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 1.588 thirrje, më së shumti për ndihmën mjekësore urgjente

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Nga 1.588 thirrjet në Numrin e vetëm për raste urgjente 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza, gjatë 24 orëve të fundit thirrje "reale" ishin 40,87 për qind, përderisa 59,13 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente.

Nga thirrjet reale në 112 në QMK, siç informojnë sot në mëngjes, në polici ishin dërguar 41,38 për qind, në ndihmën mjekësore urgjente  48,01 për qind, te zjarrfikësit  3,08 për qind, ndërsa në LAMM nga thirrjet reale 0,89 për qind. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR